Por para së gjithash kërkoni mbretërinë e Perëndisë dhe drejtësinë e tij dhe të gjitha këto do t’ju shtohen. MATEU 6:33
Shumë shpesh ne e kalojmë gjithë kohën tonë duke kërkuar Perëndinë për pasuri, për bekime, për përgjigje për problemet tona, kur gjithçka që duhet të bëjmë është thjesht të kërkojmë Perëndinë. Sa më shumë e kërkojmë Perëndinë sepse thjesht duam të jemi në marrëdhënie me Të, aq më shumë çdo gjë tjetër në jetën tonë bie në vend.
Në vitet e para të shërbesës time, kërkova Zotin se si mund ta bëja që shërbesa të rritet. Rezultati ishte se mbeti po ashtu siç ishte. Nuk u rrit aq shpejt sa kisha shpresuar, dhe ndonjëherë shkonte edhe prapa. Ajo që nuk e kuptoja në atë kohë ishte se gjithçka që duhej të bëja ishte të kërkoja mbretërinë e Perëndisë dhe Ai do të shtonte rritjen.
E vërteta është se ne nuk duhet t’i lutemi Perëndisë të na japë diçka. Nëse ajo që duam është vullneti i Tij, Ai do të na japë atë që është më e mira për ne në kohën e duhur. Gjithçka që duhet të bëjmë është ta duam Perëndinë dhe ta kërkojmë Atë së pari dhe të dëshirojmë t’i bëjmë gjërat sipas mënyrës së Tij. Ndërsa bëjmë, ne do të zhvillojmë një afërsi me Perëndinë që është jetike për të trajtuar siç duhet suksesin ose bekimet materiale të Perëndisë.
Kërkoni gjithmonë “praninë” e Perëndisë, dhe jo “dhuratat” e Perëndisë. Ai do t’ju japë shumë gjëra të mira, por Ai kërkon vendin e parë në jetën tonë. Nuk duhet të kemi perëndi të tjerë para Tij!
Kërkoni Zotin para çdo gjëje tjetër, qëndroni në Të dhe do t’i afroheni Atij më shumë se kurrë më parë.