Paraqite Veten Tek Perëndia Dhe Relaksohu

Paraqite Veten Tek Perëndia Dhe Relaksohu

Zoti, Perëndia yt, në mes teje është i fuqishmi që shpëton. Ai do të mbushet me gëzim për ty, në dashurinë e tij do të qëndrojë në heshtje, do të gëzohet për ty me britma gëzimi. ( SOFONIA 3:17)

Unë besoj se një nga problemet më të mëdha që njerëzit përballen sot është stili i jetës së zënë, plot nxitim, i furishëm dhe plot stres që ne kemi. Ngarkesa e shumtë e bën shumë sfidues dëgjimin nga Perëndia, por vargu i sotëm premton se Perëndia do të na qetësojë me dashurinë e Tij. Një nga favoret më të mira që mund t’i bëni vetes është të gjeni një vend ku mund të jeni të qetë.

Të dëgjosh nga Perëndia kërkon një kohë të qetë vetmie. Nëse ti vërtetë dëshiron të dëgjosh zërin e tij të qetë, të butë, duhet të qëndrosh në qetësi. Ti duhet të shkosh diku dhe të jesh vetëm me Të. Jezusi tha, “ Shko në dhomëzën tënde dhe mbylle derën” ( Shih Mateu 6:6).

Disa minuta në paqe dhe qetësi nuk do e bëjnë gjithmonë punën; ju gjithashtu duhet t’i zgjasni periudhat e qetësisë për të kërkuar Perëndinë. Është e rëndësishme të jesh i aftë të kalosh kohë me Perëndinë i lirë nga shpërqendrimet dhe ndërprerjet.

Kur jeni vetëm me Perëndinë, mos mendoni për problemet tuaja. Kërkoni urtësinë e Tij dhe forcë. Kërkoni për rifreskim dhe ripërtëritje.

I thoni Atij t’ju tregojë çfarë dëshiron Ai të bëni.
Kërkojini t’ju thotë çfarë Ai nuk dëshiron të bëni.

Paraqiteni veten tek Perëndia dhe dëgjoni. Ju po e nderoni Atë duke shkuar tek Ai. Ju do të merrni përgjigjen prej Tij. Nëse nuk e dëgjoni Atë të flasë gjatë kohës tuaj vetëm me Të, mos u shqetësoni. Ju e keni bërë pjesën tuaj duke e kërkuar Atë dhe Ai do t’ju udhëzojë ndërsa ecni në jetën tuaj.


FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Nëse jeni shumë të zënë për të patur kohë me Perëndinë, atëherë jeni përfundimisht shumë të ngarkuar.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon