Pavarësisht Se Ku Shkon…..Je Atje

Duaje të afërmin tënd porsi vetveten MATEU 22:39

Unë besoj se një nga problemet më të mëdha që njerëzit kanë sot ka të bëjë me mënyrën se si ndihen për veten e tyre. Shumë njerëz e kalojnë jetën duke patur një imazh të varfër dhe opinion të ulët për veten e tyre. Shpesh herë, njerëzit kanë patur mendime negative për një kohë të gjatë aq sa nuk e kanë kuptuar që i kanë ato.

Çfarë mendoni për veten tuaj? Çfarë marrëdhënie keni me veten tuaj? Ju pyes sepse pavarësisht se ku po shkoni, ose çfarë bëni në jetë, ju gjithmonë do t’ju duhet të përballeni me veten. Nuk arratiseni dot nga vetja.

Zoti na urdhëroi të duam të afërmit tanë porsi vetveten, por çfarë ndodh nëse ne nuk e duam vetveten? Ne nuk mund të japim atë që nuk e kemi. Perëndia na do ne, dhe kjo gjë na lejon të marrim dashurinë e Tij dhe të duam veten në një mënyrë të ekuilibruar. Shumë prej nesh mendojnë se e kemi lodhur Perëndinë me dështimet dhe mëkatet tona, por kjo është e pamundur të bëhet. Zoti nuk heq dorë kurrë nga ne! Sa më pranë Perëndisë të vijmë në jetën tonë të përditshme, aq më shumë ne e kuptojmë se sa të dashur jemi , dhe më e lehtë është të fillojmë të duam veten.


Pranoni dashurinë e Perëndisë për ju. Meditoni mbi të. Lëreni t’ju ndryshojë dhe forcojë. Pastaj jepeni atë.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon