Perëndia Dëshiron Të Na Bekojë

Perëndia Dëshiron Të Na Bekojë

Sepse Zoti Perëndi është diell dhe mburojë; Zoti do të japë hir[tani] dhe [në të ardhmen] lavdi (nder, shkëlqim, dhe lumturi qiellore); ai nuk u refuzon asnjë të mirë atyre që ecin drejt. (PSALMI 84:11)

Nëpërmjet ndërgjegjes tonë, Fryma e Shenjtë na tregon nëse po bëjmë diçka të gabuar, diçka që e trishton Atë, që ndërhyn tek miqësia jonë me Të, ose mund të na bëjë të mos e ndjejmë prezencën e Tij në jetët tona. Ai gjithashtu na ndihmon ne, të kthehemi aty ku duhet të jemi. Ai na bind ne, por kurrë nuk na dënon.

Perëndia na do shumë më tepër se sa duam ne fëmijët tanë, dhe në dashurinë e Tij na disiplinon. Më kujtohet se si urreja t’u hiqja privilegjet fëmijëve të mi kur ishin të vegjël. Por unë e dija se ata ishin të prirur për telashe nëse nuk mësonin të më dëgjonin. Zoti ka të njëjtin lloj shqetësimi për ne, por Ai është i durueshëm. Ai na tregon dhe na tregon, përsëri dhe përsëri, atë që duhet të bëjmë. Ai mund të na tregojë pesëmbëdhjetë mënyra të ndryshme, duke u përpjekur të tërheqë vëmendjen tonë, duke dashur që ne t’i bindemi Atij për të mirën tonë.

Mesazhi i Perëndisë për dashuri bindëse është kudo. Ai dëshiron që ne ta dëgjojmë, sepse Ai na do. Nëse vazhdojmë në mënyrën tonë, Ai na mban privilegjet dhe bekimet. Por Ai e bën këtë vetëm sepse Ai dëshiron që ne të maturohemi në një vend ku Ai mund të na dhurojë të gjitha bekimet e Tij. Nëse Perëndia na ka dhënë lirisht Birin e Tij, Jezusin, me siguri Ai nuk do të mbajë asgjë tjetër për të cilën kemi nevojë. Ne mund të mbështetemi tek Ai për të përmbushur nevojat tona dhe për të na bekuar me bollëk.

FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Mbaj mend që Perëndia dëshiron të të beko- jë ty, edhe kur Ai të disiplinon.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon