Perëndia Flet Ngushëllim

Perëndia Flet Ngushëllim

Bekuar qoftë Perëndia dhe Ati i Zotit tonë Jezu Krisht, Ati i përdëllimeve (keqardhjes dhe mëshirës) dhe Perëndia [ që është burimi ] i gjithë ngushëllimit (inkurajimit) (2 KORINTASVE 1:3)

Ne të gjithë dëshirojmë të jemi të pranuar, jo të refuzuar. Unë e urrej vetminë, ndjenjën e izolimit dhe dhimbjen emocionale që vjen nga të ndjerit e refuzuar, të cilën e kam përjetuar për shumë vite, pa ditur se çfarë mund të bëja për këtë. Faleminderit Perëndisë, e gjithë kjo ka ndryshuar.

Disa vite më parë, ndodhi diçka që risolli ato dhimbje të vjetra refuzimi. I zgjata dorën dikujt që më kishte lënduar shumë gjatë fëmijërisë sime. Në vend të një shfajësimi, u fajësova për diçka që nuk ishte faji im dhe mora një mesazh të qartë se ky person nuk kishte asnjë interes për mua.

Dëshiroja të fshihesha dhe më vinte keq për veten, por në vend të kësaj, menjëherë i kërkova Perëndisë ngushëllimin e Frymës së Shenjtë. I kërkova Atij të shëronte plagët e mia emocionale dhe të më mundësonte ta trajtoja situatën ashtu si Jezusi do të bënte. Ndërsa vazhdova të mbështetem tek Perëndia, ndjeva një ngrohtësi të vinte mbi mua, pothuajse si vaj qetësues që derdhej mbi plagët e mia.

I kërkova Zotit të falte personin që më kishte lënduar, dhe Ai më solli në mendje thënien “Njerëzit e lënduar lëndojnë njerëz të tjerë” . Përgjigja e Tij intime dhe personale, solli shërim për frymën time të lënduar.

Perëndia është burimi i të gjithë qetësisë, ngushëllimit, dhe inkurajimit. Ju lutem, bëni gjithçka që mundeni për të zhvilluar dhe mirëmbajtur një marrëdhënie intime me Zotin sepse në atë kontekst do të mund të dëgjoni zërin e Tij, të merrni ngushëllimin dhe shërimin e Tij dhe të forcoheni nga përkujdesja dhe inkurajimi i Tij.


FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Perëndia e di sa e rëndësishme është të qenit i ngushëlluar. Ai ju dërgoi Frymën e Shenjtë për ta bërë këtë.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon