Perëndia Flet Specifikisht

Perëndia Flet Specifikisht

Në rast se ata e dëgjojnë dhe nënshtrohen, do t’i mbarojnë ditët e tyre në mirëqenie dhe vitet e tyre në gëzime. (JOBI 36:11)

Deivi dhe unë kemi nevojë rregullisht të dëgjojmë prej Perëndisë në lidhje me çështje të ndryshme. Kemi nevojë të dëgjojmë prej Tij se si të veprojmë me njerëzit, rrethanat, ngjarjet e shumta dhe situatat specifike. Lutja jonë e vazhdueshme është, “Si duhet të veprojmë në lidhje me këtë?” Duket sikur njëqind gjëra ndodhin çdo javë, të cilat unë dhe Deivi duhet t’i kuptojmë shpejt dhe të marrim vendime të drejtuara prej Perëndisë. Nëse nuk i bindemi Perëndisë të hënën, java jonë mund të kthehet ne kaos të premten. Ndaj kemi vendosur të mos jetojmë në mosbindje.

Shumë njerëz shqetësohen për vullnetin specifik të Perëndisë për jetën e tyre, duke vrarë mendjen se çfarë do Ai të bëjnë. Për shembull: “Zot, a duhet ta filloj këtë punë, apo a dëshiron të bëj këtë gjë?” Unë besoj se Perëndia dëshiron të na i jap udhëzimet specifike që kërkojmë, por akoma më shumë Atij i intereson t’i bindemi vullnetit të Tij të përgjithshëm për jetën tonë, që e gjejmë në Fjalën e Tij – gjëra të këtij lloji: të jemi gjithmonë falënderues në çdo situatë, të mos ankohemi kurrë, të jemi gjithmonë të kënaqur, të shfaqim frytin e Frymës dhe të falim ata që na lëndojnë apo na zhgënjejnë.

Nëse nuk i bindemi udhëzimeve që Ai tashmë na i ka dhënë te Shkrimet, do ta kemi të vështirë të dëgjojmë atë që Ai ka për të na thënë në lidhje me vullnetin e Tij specifik për ne. Ndërsa përpiqesh të dëgjosh më shumë dhe më qartë nga Perëndia dhe të ndjekësh vullnetin e Tij për jetën tënde, mos harro të bësh prioritet njohjen dhe bindjen ndaj vullnetit të Tij të përgjithshëm, duke qëndruar i rrënjosur në Fjalën e Tij. Kështu mund ta dëgjosh më lehtë kur të flet ty specifikisht.


FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Vazhdo të bësh atë që di dhe kur të mos dish se çfarë të bësh, Perëndia ka për të ta treguar.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon