Perëndia Ka Një Përgjigje Përpara Se Ta Pyesim

Perëndia Ka Një Përgjigje Përpara Se Ta Pyesim

Unë i kërkoj ndihmë Zotit që meriton të lavdërohet dhe kështu më shpëtoi nga duart e armiqve të mi. (2 SAMUELIT 22:4)

Përballë një beteje shqetësuese, Jozafati iu afrua Perëndisë duke e lavdëruar së pari dhe duke i thënë se sa i madh, i fuqishëm dhe i mrekullueshëm është Ai. Pastaj filloi të tregonte veprime të veçanta të fuqishme që Zoti kishte kryer në të kaluarën për të mbrojtur popullin e Tij dhe për të mbajtur premtimet e Tij. Pas gjithë kësaj, ai ia paraqiti kërkesën e tij Perëndisë. Ai filloi duke shprehur besimin e tij të plotë se Zoti do të merrej me problemin. Pastaj ai thjesht tha: “Oh, meqë ra fjala, Zot, armiqtë tanë po vijnë kundër nesh për të marrë zotërimet që Ti na ke dhënë për trashëgiminë tonë. Thjesht mendova ta përmendja këtë problem të vogël. Por Ti je kaq i mrekullueshëm: Unë e di që tashmë Ti e ke nën kontroll këtë situatë. ”

Kur ne i kërkojmë ndihmë Perëndisë, ne duhet të kuptojmë që Ai na dëgjon që herën e parë. Ne nuk kemi nevojë të kalojmë kohën tonë të lutjes duke kërkuar të njëjtën gjë gjithmonë e gjithmonë. Unë mendoj që është më mirë t’i kërkojmë Perëndisë çfarë dëshirojmë apo kemi nevojë dhe pastaj, kur të na vijë sërisht në mendje, ta falenderojmë Atë që Ai është duke punuar. Ne duhet ti themi Atij që kemi besim dhe e dimë që koha Tij do të jetë e përsosur.

Perëndia ka një plan për çlirimin tënd përpara se problemet e tua të shfaqen. Perëndia nuk befasohet kurrë. Vazhdo të fokusohesh tek Ai; adhuro, lavdëro dhe falenderoje Atë që ndihma e Tij po vjen; dhe vazhdo të dëgjosh zërin e Tij ndërsa të udhëheq përmes betejave të tua drejt fitores.

FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Perëndia nuk ka nevojë për rikujtesat tona, por Ai dëshiron lavdërimet tona.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon