Perëndia Ka Një Plan Fantastik Për Jetën Tënde

Me siguri pasuri dhe mirësi do të më shoqërojnë në gjithë ditët e jetës ime; dhe unë do të banoj në shtëpinë e Zotit ditë të gjata. PSALMI 23:6

Psalmi 23 është një kapitull i fuqishëm i Biblës që përshkruan gjendjen në të cilën Perëndia dëshiron që ne të jetojmë në vazhdimësi. Ai dëshiron që ne të jemi të mbrojtur, të udhëzuar dhe të ngushëlluar. Ai dëshiron që të shtrojë një tryezë bekimesh përpara nesh në prani të armiqve tanë. Ai dëshiron të na vajosë me vajin e gëzimit në vend të vajtimit. Ai dëshiron që kupa jonë e bekimeve të derdhet vazhdimisht në falënderime dhe lavdërime për Të, për mirësinë e Tij, mëshirën dhe dashurinë pa kushte që Ai ka për ne. Ai dëshiron që ne të jetojmë çdo ditë, në çdo moment të sigurte në prezencën e Tij. Të gjitha këto “dëshira” janë një pjesë e planit të mirë të Perëndisë për secilin prej nesh. Pavarësisht se sa shumë ne mund të kemi rënë, Ai dëshiron të na restaurojë, të jemi pranë Tij dhe në atë plan të përsosur që Ai ka për jetët tona.

Do të përfitonte secili prej nesh nëse do i thoshim vetes disa herë në ditë: “Zoti ka një plan fantastik për jetën time. Unë dua gjithçka që Ai dëshiron për mua. Unë marr dashurinë dhe mirësinë e Tij në jetën time. Unë do të eci dhe do të jetoj në praninë e Zotit.”


Mos harroni se gjëja më e rëndësishme në marrjen e bekimeve të Perëndisë nuk është besimi ynë i madh, por besnikëria e Tij e madhe.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon