Perëndia Ka Shumë Për Të Thënë

Perëndia Ka Shumë Për Të Thënë

Janë edhe shumë gjëra të tjera që bëri Jezusi, të cilat, po të shkruheshin një nga një, mendoj se vetë bota nuk do t’i nxinte librat që ishin për t’u shkruar. Amen. (GJONI 21:25)

Si fëmijë të Tij, Perëndia ka shumë të na treguar. Nëse duam që të jetojmë duke dëgjuar prej Perëndisë, duhet të jemi t’i bindemi kur na flet. Sa herë që dëgjojmë dhe bindemi, ndjeshmëria jonë ndaj zërit të Perëndisë rritet.

Ne kemi mundësinë të jemi ajo që mua më pëlqen ta quaj njerëz që mësojnë gjatë gjithë jetës. Dua të mësoj diçka çdo ditë të jetës sime. Ecja jonë me Perëndinë është një udhëtim i vazhdueshëm. Është i lodhshëm, në të cilin duhet të dëgjojmë prej Perëndisë dhe të drejtohemi prej Frymës së Tij. Fryma e Shenjtë ka diçka për të të mësuar sot dhe çdo ditë. Mos e lexo Biblën që të ndihesh sikur e ke kryer detyrën tënde për sot, por afroju me një dëshirë për të mësuar diçka që nuk e dije. Fryma e Shenjtë është Mësuesi ynë dhe besoj se Ai ka diçka të veçantë për ne çdo ditë, nëse e hapim zemrën dhe e dëgjojmë. Le të jetë kjo thirrja e zemrës tënde, “Perëndi, dua të mësoj më shumë e më shumë për Ty e për rrugët e Tua dhe dua të të bindem me përpikmëri.”


FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Ti po mëson dhe po rritesh në Krishtin gjithë kohën. Shiko se sa shumë ke ecur, jo edhe se sa rrugë ke për të bërë.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon