Perëndia Kujdeset Për Çdo Detaj

Perëndia Kujdeset Për Çdo Detaj

A nuk shiten vallë dy harabela për një aspër? Dhe, megjithatë asnjë prej tyre nuk bie përtokë pa dashjen (lejen) e Atit tuaj. Por te ju edhe të gjitha fijet e flokëve të kokës janë të numëruara. Mos kini frikë, pra; ju vleni më tepër se shumë harabela. (MATEU 10: 29-31)

Përmes fuqisë së Frymës së Shenjtë, Perëndia dëshiron të të flasë ty çdo ditë. Ai dëshiron të të udhëheqë hap pas hapi larg telasheve dhe drejt gjërave të mira që Ai ka ruajtur për ty. Ai kujdeset edhe për detajin më të vogël të jetës tënde. Sipas vargjeve të sotme, Ai madje ka të numëruara të gjitha fijet e flokëve të kokës tënde. Ai kujdeset për dëshirat e zemrës tënde, dhe Ai dëshiron të të zbulojë të vërtetën që do të të bëjë të lirë nga shqetësimi dhe frika.

Plani i Perëndisë për të patur një marrëdhënie personale me ty ka ekzistuar përpara lindjes tënde, siç mund ta lexosh tek Psalmi 139:16: “Dhe sytë e tu panë masën pa trajtë të trupit tim, dhe në librin tënd ishin shkruar ditët [e jetës time] që ishin caktuar për mua, megjithëse asnjë prej tyre nuk ekzistonte ende.” Perëndia njeh të gjitha ditët tona dhe ka një plan për secilin prej nesh. Nëse do ta pyesnim Atë se çfarë të bëjmë çdo ditë dhe të besojmë që Ai po na udhëheq, ne do ta shohim veten tonë duke përmbushur planin e Tij për jetën tonë.

Duket e pakuptueshme që Perëndia ka një plan për çdo person në tokë, por gjithashtu kjo sjell paqe të madhe kur dimë se Ai mund ta kthejë kaosin në diçka kuptimplotë dhe të vlefshme. Kaloni kohë duke njohur Perëndinë sepse plani i tij zbulohet përmes marrëdhënies personale me Të.

FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Mbani mend që Perëndia kujdeset për harabelat – Ai sigurisht është në kontroll të çdo gjëje që jeta ju sjell sot.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon