Dhe gjithë merakun tuaj hidheni mbi të, sepse ai merakoset për ju. 1 Pjetrit 5:7
Shqetësimi, ankthi, dhe meraku nuk kanë efekte pozitive në jetën tonë. Ato nuk sjellin zgjidhje të problemeve. Ato nuk na ndihmojnë të kemi shëndet të mirë, dhe ato ndalojnë rritjen tonë në Fjalën e Perëndisë.
Një prej mënyrave si Satani e vjedh Fjalën e Perëndisë nga zemrat tona është përmes merakut. Bibla thotë që ne duhet ta hedhim të gjithë merakun tonë tek Perëndia, gjë që bëhet në lutje. Ne nuk mund t’i trajtojmë vetëm problemet tona; nuk jemi ndërtuar për këtë. Ne jemi krijuar nga Perëndia për të qenë të varur tek Ai, për t’ia sjellë Atij sfidat tona, dhe ta lejojmë Atë të na ndihmojë me to.
Nuk është e mençur të marrim përsipër shqetësimet e jetës. Mbajtja e merakut tonë është një manifestim krenarie. Ajo tregon se ne mendojmë se mund t’i zgjidhim problemet tona dhe se nuk kemi nevojë për Zotin.
Ne e tregojmë përuljen tonë duke u mbështetur tek Perëndia. Shqetësimi, ankthi dhe meraku nuk janë manifestime të mbështetjes tek Perëndia, por ato tregojnë me ekzistencën e tyre që ne jemi duke u përpjekur të kujdesemi vetë për to.
Lutuni për çdo gjë dhe mos u shqetësoni për asgjë. Ju do ta shijoni jetën shumë më tepër.
Shqetësimi është si lëkundja në një karrige lëkundëse: të mban të zënë dhe nuk të çon askund!