Perëndia mund të ngrejë Llazarin në jetën tuaj

Perëndia mund të ngrejë Llazarin në jetën tuaj

Jezusi i tha: “A nuk të thashë se po të besosh, do të shohësh lavdinë e Perëndisë?” – Gjoni 11:40

E mbani mend kur Jezusi vizitoi Marinë dhe Martën mbasi vëllai i tyre Llazari ishte i vdekur që prej katër ditësh? Kur Ai më në fund arriti, Marta i tha: “Zot, po të ishe këtu, im vëlla nuk do të kishte vdekur,” (Gjoni 11:21).

Marta ishte në një gjendje dëshpërimi. Atëherë Jezusi i tha: “Yt vëlla do të ringjallet.” Marta i tha: “E di se do të ringjallet, në ringjallje, ditën e fundit.” (vargjet 23-24). Nuk mendoj që Marta e kuptonte çfarë Jezusi po thoshte. Ajo po kërkonte për një mundësi në të ardhmen, jo për një realitet në të tashmen. Nuk priste që gjërat do të ndryshonin vërtet.

Shumë nga ne janë si Marta, të zënë me problemet tona, duke mos e kuptuar që Perëndia mund ta ndryshojë situatën. Jezusi ngriti Llazarin nga vdekja dhe Ai mund të ngrejë “Llazarin” nga jetët tona, pavarësisht nëse kemi nevojë të rregullojmë një marrëdhënie, të na japë një fitore në shëndetin apo financat tona apo të lëvizim ndonjë pengesë që na ndalon të bëjmë hapa drejt Tij në jetën tonë. Çfarëdo qoftë nevoja juaj, gjithçka është e mundur për Perëndinë! (Shih Marku 10:27)

Mos e humbni shpresën. Mund të jeni në dhimbje tani, por në çdo katastrofë, Perëndia mund të sjellë një fillim të ri. Besoni në Perëndinë dhe shikoni të shfaqë lavdinë e Tij në jetën tuaj.


Lutje

Zot, e di që Ti mund të zgjidhësh çdo situatë në jetën time për lavdinë Tënde. Në vend që të trembem nga problemet e mia, unë do të të besoj Ty të ngresh “Llazarin” në jetën time.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon