
Edhe sikur babai im dhe nëna ime të më kishin braktisur, Zoti do të më pranonte. PSALMI 27:10
Ne jemi krijuar për t’u pranuar dhe jo refuzuar. Të refuzohesh është si të hidhesh tutje duke mos pasur asnjë vlerë ose si të jesh e padëshiruar, por Perëndia bën të kundërtën. Ai iu afron tek pranë Vetes së Tij, dhe për Të ju keni një vlerë ekstreme. Fakti që Perëndia dërgoi Jezusin të vdiste për ju tregon që ju jeni të dashur dhe të çmuar për Perëndinë.
Nëse keni luftuar me çështje të imazhit ndaj vetes në jetën tuaj, kjo mund të jetë për shkak të një rrënje refuzimi. Dhimbja emocionale e refuzimit është një prej dhimbjeve më të thella të njohura. Veçanërisht nëse refuzimi vjen nga dikush që ne e duam ose presim të na dojë, por ne mund ta kapërcejmë këtë nëpërmjet dashurisë së Jezus Krishtit.
Tek Efesianëve 3:18, Pali lutet për kishën që ato të dinë “gjerësinë dhe gjatësinë dhe thellësinë” e dashurisë që Perëndia kishte për ta. Ai tha se kjo përvojë e tejkalon çdo njohuri.
Shiko për të gjitha mënyrat se si Perëndia e shfaq dashurinë e Tij për ty, dhe kështu do të kapërcesh refuzimin që mund të kesh përjetuar nga njerëz të tjerë. Çdo herë që Perëndia të jep favor, Ai po të tregon që të do ty. Ka shumë mënyra që Ai e shfaq dashurinë e tij për ty gjatë të gjithë kohës. Unë ju inkurajoj të filloni të shikoni për to sot.
Një zbulesë e thellë e dashurisë së Perëndisë për ty do të shkatërrojë çdo rrënjë refuzimi.