Perëndia Punon Përmes Njerëzve

Perëndia Punon Përmes Njerëzve

Dhe jo vetëm vepruan ashtu si shpresonim, po ia dhanë veten më përpara Perëndisë dhe pastaj neve nëpërmjet vullnetit të Perëndisë. – 2 Korintasve 8:5

Një mëngjes po kaloja një kohë vetëm me Perëndinë dhe i thashë Zotit: “Si mund të rrish dhe të shikosh gjithë vuajtjen – fëmijët që vdesin urie, trafikimi njerëzor, gjenocidi, padrejtësia, degradimi, varfëria – në botë dhe të mos bësh asgjë?”

Nuk e thashë si ankesë ose sepse po vija në pyetje integritetin e Tij dhe nuk e di as nëse vërtet po prisja një përgjigje, por thjesht e pyeta. Menjëherë përgjigjja e Tij erdhi: “Unë punoj përmes njerëzve. Unë po pres që njerëzit e mi të ngrihen dhe të bëjnë diçka.”

Unë dhe ti jemi pjesë e një ushtrie, trupit të Krishtit dhe duhet që të gjithë të bëjnë pjesën e tyre për të ndryshuar këtë botë. Perëndia do që të punojë përmes nesh dhe Ai po na thërret ne të vishemi me dashuri dhe të fillojmë nga puna.

Tek Letra e Dytë drejtuar Korintasve, kapitulli 8, Pali tregon se kishat në Maqedoni dhanë veten e tyre: “…po ia dhanë veten e tyre më përpara Perëndisë dhe pastaj neve [agjentëve të Tij] nëpërmjet vullnetit të Perëndisë [duke mospërfillur plotësisht interesat e tyre personale, ata dhanë aq sa mundën, duke e vënë veten e tyre në dispozicionin tonë duke qënë të drejtuar nga vullneti i Perëndisë]…”

Kjo më mahnit, sepse ata nuk dhanë thjesht paratë e tyre, ata dhanë veten. Perëndia po na thërret të jetojmë njësoj. Dhe një person që punon për Perëndinë ka aftësinë të bëjë një ndryshim të thellë! Prandaj, si do t’ia japësh veten Perëndisë dhe të jesh agjenti i Tij sot?


Lutje

Perëndi, unë të ftoj të punosh përmes meje. Unë zgjedh të lë pas egoizmin dhe të marr dashurinë Tënde që unë të përdorem nga Ti për të ndryshuar botën.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon