Perëndia Të Dëshiron Ty

Perëndia Të Dëshiron Ty

Ju lutem, pra, o vëllezër, nëpërmjet dhembshurisë së Perëndisë, t’i paraqitni trupat tuaj si fli të gjallë, të shenjtë, të pëlqyeshëm për Perëndinë, që është shërbesa juaj e mençur. (ROMAKËVE 12:1)

Perëndia të dëshiron ty. Ai dëshiron ta ruajë plotësisht zemrën tënde, jo të ketë thjesht të drejtë vizite. Njerëzit shpesh herë ankohen sepse luten në emrin e Jezusit dhe nuk ndodh asgjë – por duke marrë në konsideratë kohën që kalojnë me Të, është e dukshme që nuk po takohen shpesh me Perëndinë. Unë nuk e kuptova emrin e burrit tim derisa u martova me të. Jezusi dëshiron të “martohet” me kishën e Tij.

Afrimiteti me Perëndinë lejon që fuqia e Tij të veprojë në jetën tonë. Nuk mund ta shohim afrimitetin vetëm si buzëqeshje dhe ndjesi të bukura e kënaqësie. Kur një marrëdhënie është e ngushtë, personat mund ta korrigjojnë njëri – tjetrin dhe mes të dyve rrjedh sinqeritet i pastër. Në një marrëdhënie të ngushtë me Perëndinë, kalojmë momente të mrekullueshme, por gjithashtu kalojmë momente kur Ai na thërret që të përballemi ndershmërisht me gjërat që kemi nevojë të ndryshojmë në jetën tonë.

Disa njerëz nuk kanë mësuar se që të arrijnë paqen duhet t’i dorëzohen Perëndisë dhe t’i binden sakaq. Ata janë si mëza të pazbutur që i rezistojnë frerëve, që mund të përdoren nga Perëndia për t’i drejtuar në një vend të sigurt dhe të begatë.

Disa njerëz nuk janë gati ta lejojnë Perëndinë të marrë frerët e jetës së tyre, ndaj nuk kanë për ta ndjerë kurrë sigurinë dhe paqen që kërkojnë derisa t’ia dorëzojnë veten tërësisht Frymës së Shenjtë. Ai të dëshiron ty; dorëzoja veten plotësisht.


FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Bëje Perëndinë rojtar të jetës tënde.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon