të largohet nga e keqja dhe të bëjë të mirën, të kërkojë paqen dhe të ndjekë atë, 1 Pjetrit 3:11
Gjatë viteve të mia në shërbesë, unë kam zbuluar që shumë njerëz vërtetë nuk e pëlqejnë veten e tyre. Ata e refuzojnë veten e tyre! Ky është një problem më i madh se sa mendojmë ne. Sigurisht nuk është vullneti i Perëndisë që bijtë e Tij të jenë kundër vetes së tyre. Përkundrazi, është një pjesë e përpjekjeve të Satanit për të na bërë ne të mjerë dhe për të na penguar së dashuri të tjerët.
Nëse ne nuk kuptohemi me veten tonë, nuk do të kuptohemi me më tjerët. Kur ne refuzojmë veten tonë, na duket sikur të tjerët na refuzojnë gjithashtu. Marrëdhëniet janë një pjesë e rëndësishme e jetës tonë. Mënyra si ndihemi për veten tonë është një faktor përcaktues për suksesin tonë në jetë dhe në marrëdhëniet tona. Ne duhet të jemi plotësisht të sigurte në Krishtin!
Imazhi për veten është një pamje e brendshme e jona. Nëse ajo që shohim nuk është e shëndetshme, jo e vërtetë për Shkrimin, ne do të vuajmë nga frika, pasiguria, dhe nga keqkuptime të ndryshme të vetes tonë. Perëndia na do ne dhe Ai dëshiron që ne të pranojmë veten tonë.
Dhe për shkak të dashurisë së Tij, ne mund ta duam veten në një mënyrë të shëndetshme dhe të ekuilibruar. Ne jemi bijtë e Perëndisë, një popull i dashur, i pranuar dhe me anë të hirit të Tij duke u përmirësuar çdo ditë!
Jezusi erdhi për të sjellë restaurim në jetën tonë. Një nga gjërat që Ai erdhi për të restauruar është një imazh i shëndetshëm dhe i ekuilibruar për veten.