Perëndia Zgjedh Dhuntitë Tona

Perëndia Zgjedh Dhuntitë Tona

Gjoni u përgjigj dhe tha: “Një njeri nuk mund të marrë asgjë [nuk mund të pretendojë për asgjë, nuk mund të marrë për vete asgjë], nëse nuk i është dhënë nga qielli.” [Një njeri duhet të jetë i kënaqur të marrë dhuntinë që i është dhënë atij nga qielli; nuk ka asnjë burim tjetër] (GJONI 3:27)

Unë mendoj se diçka e trishtuar ndodh kur njerëzit konkurrojnë kundër njëri-tjetrit ose e krahasojnë veten me të tjerët në fushën e dhuntive frymërore, aftësive natyrore, dhe thirrjeve që Perëndia ka vendosur në jetët e tyre. Krahasimi dhe konkurrenca na shkaktojnë humbjen e gëzimit të të qenit dhe të bërit të çfarë Perëndia ka caktuar të jemi dhe të bëjmë.

Vargu i sotëm na udhëzon të jemi të kënaqur me dhuntinë ose dhuntitë që kemi. Dhuntitë tona vijnë nga Perëndia dhe ne duhet të jemi të lumtur me dhuntitë që Ai na jep sepse ne nuk marrim dot asnjë dhunti nëse Perëndia nuk vendos të na i japë ato. Ne duhet t’i besojmë Frymës së Shenjtë, duke besuar se Ai është dërguar në Tokë për të ndihmuar që vullneti i Perëndisë të ndodhë në tokë dhe në jetën e secilit prej nesh.

Unë ju inkurajoj të meditoni mbi faktin që Perëndia ka dërguar Frymën e Shenjtë të banojë në ne. Ai aktualisht jeton brenda çdo personi që ka pranuar në të vërtetë Jezus Krishtin si Shpëtimtar dhe Zot. Fryma e Shenjtë u dërgua për të na mbajtur deri në ditën e fundit të shpengimit kur Jezusi të kthehet për të kërkuar të Tijët. Ai po përpiqet të na flasë në mënyrë që të na çojë në plotësinë e asaj që Jezusi vdiq që ne të kishim. Kur luftojmë kundër thirrjes sonë ose jemi të pakënaqur me atë që jemi dhe atë që kemi, ne luftojmë kundër veprës dhe urtësisë së Frymës së Shenjtë. Ne duhet t’i nënshtrohemi Atij, t’i bindemi zërit të Tij, të zhvillojmë dhuratat që Ai ka vendosur brenda nesh dhe me ndihmën e Tij, ta jetojmë jetën tonë me pasion dhe plotësisht për lavdinë e Perëndisë.


FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Kënaqësia është një kompliment për Perëndinë. Ai i thotë Atij se ne i besojmë Atij dhe vlerësojmë gjithçka që Ai bën për ne.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon