ngazëlleni në shpresën e përjetimit të hirit të Perëndisë

ngazëlleni në shpresën e përjetimit të hirit të Perëndisë

Me anë të të cilit edhe patëm, nëpërmjet besimit, hyrjen në këtë hir në të cilin qëndrojmë dhe mburremi në shpresën e lavdisë. –Romakëve- 5:2

Bibla është e mbushur me premtime shprese. Ne kemi hyrje në praninë e Perëndisë. Ai do që të na shërojë nga sëmundjet tona. Ai do të pëmbushë nevojat tona. Ka kaq shumë gjëra…kaq shumë gjëra që Ai mund të bëjë për ne! Prandaj është kaq e trishtueshme kur të krishterët humbasin premtimet e Perëndisë për shkak të mungesës së besimit.

Pyetja është: A po i prisni këto premtime? Gjëra të mira fillojnë të ndodhin kur ngazëlleni në shpresën e përjetimit të hirit të Perëndisë me besim. Mund të rritemi në këtë hir dhe të përjetojmë premtimet e tij njësoj si Jezusi. Edhe nëse nuk i shihni këto gjëra tani në jetën tuaj, mund të ngazëlleni dhe të vendosni shpresën tuaj në Perëndinë, duke e ditur që do të vijnë.

Gjithçka që është premtuar në Bibël, është për ne. Prandaj, ngazëlleni në shpresën e përjetimit të lavdisë së Perëndisë dhe Ai do të bëjë të ndodhin gjëra të mrekullueshme në jetën tuaj.


Lutje

Perëndi, unë pres dhe ngazëllej në premtimet e tua për mua. Ti mund të realizosh gjithçka që më është premtuar në Fjalën Tënde.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon