Përmes Zjarrit

Përmes Zjarrit

Sepse Perëndia ynë është një zjarr gllabërues. (HEBRENJVE 12:29)

Perëndia dëshiron të konsumojë çdo gjë në jetën tonë që nuk i jep Atij lavdi. Ai dërgon Frymën e Shenjtë të banojë brenda nesh si besimtarë, për të qënë në miqësi të ngushtë me ne dhe për të sjellë bindje për çdo mendim të gabuar, fjalë apo veprim. Ne të gjithë duhet të kalojmë përmes “zjarrit të shkrirësit” (Malakia 3:2)

Çfarë do të thotë të kalosh përmes zjarrit të shkrirësit? Kjo do të thotë se Perëndia do të punojë me ne. Ai do të punojë për të ndryshuar qëndrimet tona, dëshirat, mënyrat, mendimet dhe bisedat. Ai do të na flasë për ato gjëra në zemrën tonë që nuk e kënaqin Atë, dhe do të na kërkojë t’i ndryshojmë ato me ndihmën e Tij. Ata që kalojnë përmes zjarrit dhe nuk arratisen prej tij janë ata që do t’i sjellin lavdi të madhe Perëndisë.

Të kalosh përmes zjarrit tingëllon frikshëm. Na kujton dhimbjen ose vdekjen. Tek Romakëve 8:17, Pali tha që nëse dëshirojmë të ndajmë trashëgiminë e Krishtit, ne duhet të ndajmë gjithashtu vuajten e Tij. Si vuajti Jezusi? A po presim që edhe ne të shkojmë në kryq? Përgjigja është po dhe jo. Ne nuk do të gozhdohemi fizikisht në kryq për mëkatet tona, por tek Marku 8:34, Jezusi tha që ne duhet të marrim kryqin tonë dhe ta ndjekim Atë. Ai vazhdoi të fliste për braktisjen e një mënyre jetese egoiste dhe mohimin e vetvetes. Bibla thotë që ne duhet të vdesim për vetveten. Më besoni mua, të heqësh qafe kërkon zjarr dhe zakonisht duhet shumë. Por nëse jemi të gatshëm të kalojmë përmes zjarrit, ne do të njohim më vonë gëzimin e lavdisë së Perëndisë.


FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Perëndia të do kaq shumë dhe Ai do të vazhdojë të punojë në ty deri në ditën e kthimit të Tij.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon