Përse pyesim “Përse?”

Përse pyesim “Përse?”

…”Zot, unë besoj; ndihmo mosbesimin tim.” – Marku 9:24

A e keni gjetur ndonjëherë veten në një situatë tragjike dhe keni pyetur Perëndinë: “Përse? Pse po më ndodh kjo mua?”

Për një moment, le të imagjinojmë që Perëndia iu përgjigj kësaj pyetjeje. A do të ndryshonte ndonjë gjë shpjegimi i Tij? Efektet e një tragjedie do të ishin prapë me ju dhe dhimbja do të ishte po aq e madhe sa më parë. Çfarë do të kishit mësuar?

Kur ne i bëjmë Perëndisë këtë pyetje, unë mendoj që në të vërtetë po bëjmë këtë pyetje: “Perëndi, a më do? A do të kujdesësh Ti për dëshpërimin dhe dhimbjen time? Nuk do të më lësh vetëm apo jo?” Është e mundur që për shkak se kemi frikë që Perëndia nuk kujdeset vërtet për ne, ne kërkojmë shpjegime?

Duhet të mësojmë të themi: “Zot, unë besoj. Nuk e kuptoj dhe ndoshta asnjëherë nuk do të kuptoj arsyet përse gjëra të këqija ndodhin, por unë e di me siguri që Ti më do dhe je gjithmonë me mua.”

Besoj që shpesh merr më tepër besim për të përjetuar një fitore. Vendosni besimin tuaj në Perëndinë dhe do të dilni më të fortë.


Lutje

Perëndi, unë besoj në Ty, edhe kur situatat përpiqen të më mbushin mendjen me dyshim. Më ndihmo të mbaj mend dashurinë Tënde për mua dhe të vendos besimin tim në Ty, pavarësisht të gjithave.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon