Ti do të më tregosh shtegun e jetës; ka shumë gëzim në praninë tënde; në të djathtën tënde ka kënaqësi në përjetësi. PSALMI 16:11
Prania e Zotit është gjithmonë me ne, por ne jo gjithmonë e njohim atë ose marrim kohë për të qenë të vetëdijshëm për të. Mendoj se kjo është arsyeja pse duket se mungon gëzimi në jetën e shumë besimtarëve. Ka shumë njerëz të pakënaqur që po kalojnë jetën e tyre duke ndjekur gjëra, kur asgjë nuk mund të na mbajë të kënaqur përveç Vetë Zotit.
Kur njerëzit nuk janë të kënaqur nga brenda, ata zakonisht kërkojnë ndonjë objekt të jashtëm për të kënaqur urinë. Shpesh ata përfundojnë në një kërkim të pafrytshëm për atë që nuk mund të mbushë zbrazëtinë brenda. E kemi dëgjuar të thuhet, shumë njerëz e kalojnë jetën e tyre duke u ngjitur në shkallët e suksesit, por kur arrijnë në majë, zbulojnë se shkallët e tyre janë mbështetur në ndërtesën e gabuar.
Kur i mbajmë të drejta prioritetet tona, zbulojmë se gjithçka që na nevojitet vërtet në jetë gjendet te Zoti. Kërkoni të banoni në praninë e Tij. Tek Ai është rruga e jetës, plotësia e gëzimit dhe e kënaqësive përgjithmonë.
Arsyeja pse ne mund të qeshim dhe të shijojmë jetën pavarësisht rrethanave tona aktuale është sepse Jezusi është gëzimi ynë.