Po dhe jo

Po dhe jo

Ose cili është ai njeri ndër ju që, po t’i lypë i biri bukë, do t’i japë një gur? Dhe po t’i lypë një peshk, t’i japë një gjarpër? (MATEU 7:9–10)

Nuk jemi gjithmonë aq të zgjuar sa të dimë të kërkojmë të duhurën, por vargu për sot na premton se nëse kërkojmë bukë, Perëndia nuk ka për të na dhënë gur, dhe nëse kërkojmë peshk, nuk ka për të na dhënë gjarpër. Ka raste ku mendojmë se po kërkojmë bukë, por në të vërtetë, po kërkojmë gur. Me fjalë të tjera, mund të jemi duke kërkuar diçka që me të vërtetë mendojmë se është e drejtë, por Perëndia e di se ajo që po kërkojmë është më e keqja që Ai mund të na japë.

Ka mundësi që me çiltërsi, ne kërkojmë diçka që është potencialisht e rrezikshme apo e keqe për ne, pa e kuptuar këtë. Në këtë rast, duhet të gëzohemi që Perëndia nuk na e jep! Në raste të tilla, nuk e dimë se nëse Perëndia thotë “po” për atë kërkesë, do të ishte si të lejonte një gjarpër të hynte në shtëpi. Duhet t’i besojmë aq sa t’i themi, “Perëndi, kam kofidencë të të kërkoj gjithçka. Por nuk dua asgjë që nuk është pjesë e planit tënd për mua. Dhe unë të besoj Perëndi. Nëse nuk e marr, do ta di se koha nuk është e duhura ose Ti ke diçka më të mirë dhe mua thjesht nuk më ka shkuar ende mendja të ta kërkoj.” Mos e lejo veten të mbash një qëndrim të keq për shkak se Perëndia nuk të ka dhënë gjithçka do.

Perëndia dëshiron që të jemi të bekuar. Ai dëshiron që të kemi jo thjesht atë që duam, por atë që është më e mira për ne. Nëse i besojmë me të vërtetë Perëndisë, duhet t’i besojmë kur i thotë “jo” kërkesës sonë, po aq sa i besojmë kur na thotë “po”.


FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Besoji Perëndisë kur thotë “jo”, edhe kur thotë “po.”

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon