Të Sigurt Për Praninë e Perëndisë Në Jetën Tuaj

Sepse drejtësia e Perëndisë është zbuluar në të nga besimi në besim siç është shkruar: ‘’I drejti do të jetojë me anë të besimit’’. ROMAKËVE 1:17

Vite më parë, ndërsa po mësoja për besimin dhe po përpiqesha të jetoja një jetë të sigurt, isha ende e shqetësuar se mos bëja gabime ose “humbja” nga Zoti. Mbaj mend që Ai i foli zemrës sime shumë qartë, duke thënë: “Joyce, mos u shqetëso për këtë. Nëse të mungoj Unë do të të gjej.” Kjo siguri më ndihmoi të mësoja ta jetoja jetën time me besim dhe siguri dhe jo me frikë.

Kur flas për besimin, shpesh përdor fjalën siguri, sepse besimi është në të vërtetë një qëndrim në siguri të plotë te Zoti. Është një siguri që na sjell në prehjen e Perëndisë.

Unë besoj se sa më shumë t’i afrohemi Perëndisë, aq më të sigurt do të bëhemi. Jo të sigurt në veten tonë, por të sigurt për mirësinë dhe praninë e Tij në jetën tonë. Ne mund të jemi të sigurt kur lutemi, të sigurt në marrëdhëniet tona, të sigurt kur marrim vendime dhe të sigurt kur kryejmë përgjegjësitë tona të përditshme.

Sot, ju inkurajoni të mbani një qëndrim të guximshëm dhe të thoni: “Do të jetoj me besim të plotë në marrëdhënien time me Perëndinë. Unë besoj se Ai do të më udhëheqë. Besoj se mund të marr vendime të mira. Unë besoj se lutjet e mia janë të fuqishme. Unë besoj se Zoti më do dhe ka një plan të mirë për jetën time.”


Ju nuk duhet të ndiheni “të sigurt” në mënyrë që të “jeni” të sigurtë!

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon