Mos u frikëso, sepse nuk do të ngatërrohesh; mos ki turp, sepse nuk do të skuqesh; do të harrosh madje turpin e rinisë sate dhe nuk do ta kujtosh më çnderimin e vejërisë sate. ISAIA 54:4
Është e rëndësishme që ne të pranojmë veten tonë. Pyesni veten nëse e pëlqeni veten tuaj. Nëse nuk e pëlqeni veten tuaj, ju do të keni vështirësi të pëlqeni dikë tjetër. Nëse nuk jeni të lumtur me veten tuaj, ju do të keni vështirësi me të tjerët.
Kur jeni në marrëdhënie të ngushtë me Zotin, ne mund të relaksohemi dhe të jemi të qetë, duke e ditur se pranimi ynë nuk bazohet tek performanca ose tek sjellja e përsosur, por tek puna që Krishti ka bërë për ne dhe në ne. Ajo bazohet tek marrëdhënia jonë personale me Jezusin.
Të pëlqesh veten thjesht do të thotë ta pranosh veten si krijesë e Perëndisë. Ne nuk kemi nevojë të pëlqejmë çdo gjë që bëjmë, në mënyrë që të pëlqejmë veten tonë. Perëndia na do pa kushte, edhe kur gabojmë ne nuk jemi më pak fëmijët e Tij.
Unë ju inkurajoj të shikoni tek vetja në pasqyrë çdo mëngjes dhe të thoni, “Unë e pëlqej veten time. Unë jam fëmijë i Perëndisë dhe Ai të do ty. Unë kam dhunti dhe talente. Jam një person i veçantë dhe unë e pranoj veten time.” Nëse ju e bëni këtë dhe e besoni me të vërtetë, do të funksionojë për mrekulli duke ju ndihmuar të pranoni personin që Perëndia ju ka krijuar të jeni.
Ju mund të jeni në paqe me të shkuarën tuaj, të kënaqur me të tashmen dhe të sigurt për të ardhmen tuaj, duke e ditur se janë në duart e dashura të Zotit.