Hiqni pritshmëritë që nuk janë realiste

hiqni pritshmëritë që nuk janë realiste

Askush nuk është i mirë, përveç një të vetmi, domethënë Perëndisë. – Marku 10:18

Pritshmëritë jorealiste mund të na vjedhin paqen dhe gëzimin shumë shpejt. Zakonisht dëshirojmë një ditë të përsosur, me njerëz të përsosur, të lumtur të botën tonë të vogël të përsosur, por të gjithë e dimë që nuk është realiteti. Në të vërtetë, vetëm Perëndia është i përsosur dhe të gjithë ne jemi nën konstruktim.

I ligu e di çfarë e vjedh paqen tonë dhe na ngre kurth për të na mërzitur kur pritshmëritë tona jorealiste zbehen.

Shumë vite mbasi e kisha lejuar të ligun të më vidhte paqen, më në fund kuptova që jeta nuk është e përsosur dhe gjërat që nuk i kishim planifikuar do të ndodhin dhe nuk do të donim ta përjetonim këtë. Sjellja ime e re thotë Epo, kështu e ka jeta! Kam zbuluar që nëse nuk i lejoj këto gjëra të më surprizojnë, atëherë nuk do të më dëshpërojnë.

Të gjithë përballemi me papërshtatshmëri, por mund të punojmë me to dhe të shmangim qëndrimet e gabuara. Mbani mend se vetëm Perëndia është i përsosur dhe mësoni t’i besoni Atij. Ai mund t’ju drejtojë për të mposhtur rrethanat zhgënjyese, duke ju forcuar dhe ndihmuar të mbani paqen.


Lutje

Perëndi, vetëm Ti je i përsosur. Unë jam kaq i gëzuar që edhe kur njerëzit apo rrethanat më dështojnë, Ti asnjëherë nuk e bën. Unë zgjedh një jetë paqeje që vjen vetëm nga shpresa në Ty, në vend që të shpresoj në gjërat që më zhgënjejnë.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon