Purifikuar Nga Zjarri

Purifikuar Nga Zjarri

Dhe Zoti shkonte para tyre, ditën në një kolonë resh për t’i udhëhequr në rrugë dhe natën në një kolonë zjarri për t’u bërë atyre dritë, që të mund të ecnin ditën dhe natën. (EKSODI 13:21)

Bibla përmend zjarrin e Perëndisë dhe se si ai përdoret në jetën tonë në disa pjesë të ndryshme të Shkrimit. Nëse duam më të mirën e Zotit, duhet të jemi të gatshëm të durojmë zjarret e purifikimit. Ne kemi ar në ne (gjëra të mira), por kemi edhe papastërti që duhen hequr.

Të gjithë duan të shijojnë më të mirën e Perëndisë, por pak janë të etur për t’u ndjekur nga zjarri i Tij. Mos harroni gjithmonë se kur zjarri i Zotit të hyjë në jetën tuaj, Ai është në krye të flakës. Ai kurrë nuk do ta lërë zjarrin të shuhet plotësisht, por as nuk do të lejojë që ai t’ju shkatërrojë. Ai kurrë nuk lejon që të na vijë më shumë se sa mund të durojmë.

Përgjatë të gjithë jetës tonë ne përjetojmë kohë që duken të vështira dhe kohë që duken më të lehta. Pali i referohet këtyre kohëve dhe thotë që ai ka mësuar të kënaqet në të dyja. Ai besoi që urtësia e Perëndisë ishte e përsosur dhe që të gjitha gjërat bashkëvepronin për të mirën e tij. Ne mund të zgjedhim të bëjmë të njëjtën gjë. T’i rezistosh zjarrit të Perëndisë nuk do ta pengojë atë të digjet në jetën tonë – vetëm sa e bën më të vështirë durimin.

Zjarri i Perëndisë vjen për të djegur të gjitha gjërat e padobishme në jetën tonë dhe lë çfarë duhet të shkëlqejë fort për Të. Ndonjëherë ne e ndiejmë këtë zjarr që digjet tek ne kur studiojmë Fjalën e Perëndisë dhe jemi të dënuar prej saj në një fushë që duhet të ndryshojë. Në raste të tjera, zjarri i Perëndisë vjen nga një rrethanë e pakëndshme në të cilën Perëndia po kërkon që ne të jemi të qëndrueshëm dhe të shfaqim sjellje që është e perëndishme. Sa herë që durojmë diçka të vështirë për lavdinë e Perëndisë, mund të jemi të sigurt se shpërblimi ynë do të vijë në kohën e duhur.


FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Nëse kalon nëpër gjëra nuk do të duhet të ikësh prej tyre apo të kesh frikë ndonjëherë prej tyre.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon