A nuk e dini se trupi juaj është tempulli i Frymës së Shenjtë që është në ju, të cilin e keni nga Perëndia, dhe se nuk i përkitni vetvetes? 1 Korintasve 6:19
Çelësi i parë për tejkalimin e stresit është të njohim ose të pranojmë se ne jemi duke e përjetuar atë, dhe të shohim për burimin e tij. Ka qenë një kohë në jetën time kur unë vazhdimisht kisha dhimbje koke, dhimbje shpine, dhimbje stomaku, dhimbje qafe dhe të gjitha simptomat e tjera të stresit, por e kisha shumë të vështirë të pranoja që unë po mundohesha shumë fort fizikisht, mendërisht, emocionalisht dhe frymërisht. Unë doja të bëja gjithçka që po bëja dhe nuk isha e gatshme t’i kërkoja Perëndisë çfarë ai donte që unë të bëja. Kisha frikë se ai do të më kërkonte të hiqja dorë nga diçka për të cilën nuk isha ende gati ta bëja.
Megjithëse Zoti i jep fuqi të lodhurit dhe të këputurit, nëse je rraskapitur duke zgjeruar vazhdimisht limitet e tua, do të përjetosh stres. Trupat tanë janë tempulli ( shtëpia) i Perëndisë, dhe jemi në mosbindje kur e shtyjmë veten përtej limiteve të caktuara nga Perëndia dhe jetojmë në stres të vazhdueshëm. Të gjithë ne kemi limite dhe duhet t’i njohim kush janë dhe të eliminojmë stresin e tepërt në jetën tonë.
Nëse e rraskapit trupin tënd, ti nuk mund të shkosh në një dyqan dhe të blesh një tjetër, ndaj kujdesu për atë që ke!
Të pushosh në mënyrë të rregullt është gjëja më e zgjuar që mund të bësh.