Ejani tek unë, o ju të gjithë të munduar dhe të rënduar, dhe unë do t’ju jap çlodhje. MATEU 11:28
Tek 1 Mbretërve 19, profeti Elia është i tmerruar nga kërcënimet e Jezebelës dhe është kaq i dekurajuar sa dëshiron të vdesë. Pse Elia, i cili në ditët e mëparshme triumfoi mbi 450 profetët e Baalit, krejt papritur e lejoi veten të frikësohej dhe dëshpërohej kaq shumë?
Nëse e studioni nga afër historinë, është e qartë se ai ishte plotësisht i lodhur që e shtynte veten kaq shumë për kaq gjatë. Mendja dhe trupi i Elias ishin rraskapitur plotësisht dhe emocionet e tij ishin shkatërruar. Ai ishte i frikësuar, i dëshpëruar, i dekurajuar dhe i pashpresë.
Asgjë në jetë nuk na duket mirë kur ne jemi të rraskapitur. Na duket sikur askush nuk na do, askush nuk na ndihmon, askush nuk shqetësohet për ne. Ne ndihemi të keqpërdorur, të keqkuptuar dhe të keqtrajtuar. Shumë herë kur ne ndihemi se kemi probleme të thella, problemi ynë më i madh është që ne jemi të lodhur.
Zoti e dinte që Elia ishte i rraskapitur. Kështu që ai siguroi një pushim të mirë gjatë natës dhe disa vakte të mira. Ishte një përgjigje kaq e thjeshtë për një problem ekstrem. Ndoshta përgjigja juaj është e njëjtë. Pushoni pak, një pushim kaq i nevojshëm, dhe ushqehuni shëndetshëm. Ato mund të jenë gjërat më frymërore që do të bëni sot!
Forca, urtësia, dhe kurajo vjen nga vendi i pushimit.