Qëllimi I Besimit

Qëllimi i Besimit

Jini të përmbajtur, rrini zgjuar; sepse kundërshtari juaj, djalli, sillet rreth e qark si një luan vrumbullues, duke kërkuar cilin mund të përpijë. Kundërshtojeni, duke qëndruar të patundur në besim, sepse e dini se të njëjtat vuajtje po i heqin vëllezërit tuaj të shpërndarë nëpër botë. 1 Pjetrit 5:8-9

Shpesh ne gabojmë duke u përpjekur të përdorim besimin për të arritur në vendin ku ka liri të plotë nga telashet. Por qëllimi i besimit nuk është gjithmonë që të na mbajë nga telashet; shpesh është për të na çuar nëpër telashe. Nëse nuk do të kishim kurrë ndonjë problem, nuk do të kishim nevojë për asnjë besim.

Ekziston tundimi që t’i largohemi problemeve tona, por Zoti thotë që ne do të kalojmë përmes tyre. Lajmi i mirë është që Ai ka premtuar se nuk do të kalojmë kurrë vetëm përmes tyre. Ai gjithmonë do të jetë atje për të na ndihmuar në çdo mënyrë. Ai ka thënë: “ Mos ki frikë, sepse unë jam me ty,” ( Isaia 41:10)

Në përvojën tonë të përditshme, ne mund të mësojmë të qëndrojmë fort dhe të kundërshtojmë djallin. Të mësosh të qëndrosh në kohët e vështira është një nga mënyrat më të mira për të qenë pranë Perëndisë dhe për t’i bërë ballë çdo vështirësie që mund të hasim. Perëndia është me ju për t’ju ndihmuar, ndaj mos u dorëzoni!


Djalli do të dorëzohet kur ai sheh që ti nuk dorëzohesh.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon