Qëndrimi Përcakton Pashmangshmërinë

Qëndrimi Përcakton Pashmangshmërinë

Ruaje zemrën tënde me shumë kujdes, sepse nga ajo dalin burimet e jetës. (FJALËT E URTA 4:23)

Qëndrimi është shumë i rëndësishëm; qëndrimet tona bëhen sjelljet që ne shfaqim. Qëndrimi, i mirë apo i keq, fillon me mendime.
Një citim i mirënjohur thotë, “Mbill një mendim, korr një veprim; mbill një veprim, korr një zakon; mibll një zakon, korr një karakter; mbill një karakter, korr një pashmangshmëri.”

Pashmangshmëria është rezultati i jetës; karakteri është ai që jemi; zakonet janë modele sjellje subkoshiente. Fati ynë, ose rezultati i jetës sonë, vjen në të vërtetë nga mendimet tona. Aty fillon i gjithë procesi. Nuk është çudi që Bibla na mëson të ripërtërijmë plotësisht mendjen tonë, duke zhvilluar qëndrime dhe ideale të reja (shih Romakëve 12:2; Efesianëve 4:23). Ne duhet të jemi studentë të mirë të Fjalës së Zotit dhe nga ajo të zhvillojmë modele të reja të të menduarit, të cilat në fund të fundit do të ndryshojnë të gjithë fatin tonë, rezultatin e jetës sonë.

Ne mund ta pengojmë Frymën e Shenjtë me qëndrime të këqija të tilla si hidhërimi, zemërimi, mosfalja, poshtërsia, mosrespektimi, kërkimi i hakmarrjes ose mosmirënjohja – dhe lista mund të vazhdojë. Fryma e Shenjtë rrjedh përmes një qëndrimi të perëndishëm, jo një qëndrimi të paperëndishëm

Hetojeni qëndrimin tuaj rregullisht dhe ruajeni me zell, ashtu si na udhëzon vargu i sotëm. Nëse duhet të ndryshosh qëndrimin tënd; gjithçka që duhet të bësh është të ndryshosh mendimet e tua.

Satani do të përpiqet të mbushë mendjet tona me mendime të gabuara, por ne nuk duhet ti pranojmë gjërat që ai përpiqet të na japë. Unë nuk do të marr një lugë plot hidhërim thjesht sepse dikush më ofendoi mua, dhe as ju. Nëse jemi mjaftueshëm të zgjuar për të refuzuar helmin, ne duhet të jemi mjaftueshëm inteligjentë për të mos lejuar Satanin që të helmojë mendimet tona, qëndrimet tona, dhe rezultatin e jetës tonë.

FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Bëni një inventar të qëndrimit ditor për t’u siguruar që juaji është në gjendje të mirë.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon