qëndroni në Fjalën

qëndroni në Fjalën

Në qoftë se qëndroni në mua dhe fjalët e mia qëndrojnë në ju, kërkoni çfarë të doni dhe do t’ju bëhet. – Gjoni 15:5

Shumë të krishterë e dinë rëndësinë e leximit të Biblës, por shumë nuk e kuptojnë rëndësinë e të qëndruarit në Fjalën dhe të lejojnë Fjalën të qëndrojë në ta.

Kur jemi të zellshëm të studiojmë Fjalën dhe ta mbajmë në zemrat tona, kemi hyrje të menjëhershme te Shkrimi sa herë që të kemi nevojë. Dhe Jezusi premtoi që mund të kërkojmë gjithçka që kemi nevojë me anë të lutjes dhe do ta marrim.

Të qëndrojmë në Fjalën dhe të lejojmë Fjalën të qëndrojë në ne, na bën dishepuj të vërtetë të Jezusit (shih Gjoni 8:31). Na jep më tepër fuqi në jetën tonë të lutjes dhe si rrjedhojë kjo na jep fuqi mbi armikun.

A po qëndroni në Fjalën e Perëndisë…dhe a po e lejoni të qëndrojë në ju? Nëse përgjigjja është jo, ju inkurajoj të filloni të veproni. Bëjeni përparësi studimin dhe leximin e Fjalës. Filloni të mësoni përmendësh vargje dhe t’i mbani në zemrën tuaj. Më pas, kur të përballeni me betejat e jetës, do të jeni plotësisht të armatosur dhe të përgatitur për të fituar luftën.


Lutje

Zot, unë dua të jem një dishepull i vërtetë dhe të eci në fuqinë që vjen nga qëndrimi në Fjalën Tënde. Më udhëhiq ndërsa me zell kërkoj të studioj Shkrimin dhe të mbaj të vërtetën Tënde në zemrën time.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon