Refuzo të Jesh I Hidhur

Dhe Jezusi i tha: ‘’Judë, ti po e tradhton Birin e njeriut me një puthje?’’. LUKA 22:48

Jezusi i mbarti mëkatet tona, kështu që ne nuk duhet t›i mbajmë ato. Por ka gjëra të tjera që Ai duroi në rrugën e Tij drejt kryqit që shërbejnë si shembull për ne, gjëra nëpër të cilat do të na duhet të kalojmë dhe mënyra që do të duhet t’i ndjekim në gjurmët e Tij. Jezusi u përball me tradhtinë e Judës në momentin më të keq të jetës së Tij, por nuk e la atë ta pengonte.

Tradhtia është veçanërisht e dhimbshme kur ne lëndohemi nga dikush që e duam, respektojmë dhe i besojmë. Ne mund të bëhemi mbrojtës dhe të hidhur në përpjekjet për të mos u lënduar më kurrë. Por me ndihmën e Perëndisë, tradhtia është diçka prej të cilës mund të rikuperohemi dhe të mos e lëmë të na pengojë, pavarësisht se si ndihemi.

Tek Mateu 24:10-13, Jezusi na paralajmëron që në ditët e fundit tradhtia do të shtohet. Si besimtarë, mënyra se si reagojë ndaj zhgënjimit të njerëzve është më e rëndësishme se sa ajo që ata na kanë bërë. Nëse jeni tradhtuar, lënduar nga dikush që i keni besuar, refuzoni të bëheni të hidhur. Përkundrazi, ndiqni shembullin e Jezusit dhe falini ata. Ne nuk mund të zgjedhim se çfarë bëjnë njerëzit e tjerë, por ne mund të zgjedhim të kemi përgjigjen e duhur.


Ne duhet të vendosim se me ndihmën e Perëndisë, ne mund të lejojmë që dhimbja jonë të na bëjë më mirë, jo të hidhur

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon