Unë kërkova midis tyre një burrë që të ndërtonte një mur dhe t’i dilte për zot vendit, që unë të mos e shkatërroja, por nuk e gjeta EZEKIELI 22:30
Të ndërmjetësosh do të thotë të qëndrosh në hendekun për dikë tjetër, të mbrosh çështjen e tij përpara fronit të Perëndisë. Nëse ka një shkelje në marrëdhënien e njerëzve me Perëndinë për ndonjë arsye, ne kemi privilegjin të vendosemi në atë shkelje dhe të lutemi për ta. Ne mund të ndërmjetësojmë për ta dhe të presim t›i shohim të ngushëlluar dhe të inkurajuar ndërsa presin. Ne gjithashtu mund të presim një përparim në kohë për ta lidhur me plotësimin e nevojave të tyre.
Nuk e di se çfarë do të bëja nëse njerëzit nuk do të ndërmjetësonin për mua. Unë i lutem Perëndisë të më sjellë njerëz që ndërmjetësojnë për mua dhe për përmbushjen e shërbesës në të cilën Ai më ka thirrur. Ne kemi nevojë për lutjet e ndërmjetësimit të njëri-tjetrit.
Lutja për të tjerët është ekuivalente me një farë që mbillet. Ne duhet ta mbjellim farën nëse duan të kemi të korra (Galatasve 6:7) Të mbjellësh farën në jetët e të tjerëve përmes ndërmjetësimit është një mënyrë e sigurte për të pasur të korra në jetën tonë. Sa herë që ne lutemi për dikë tjetër, ne po ftojmë Perëndinë jo vetëm të punojë në jetën e atij personi por edhe në tonën gjithashtu.
Ndërmjetësimi është një nga mënyrat më të rëndësishme që ne kemi në shërbesën e Jezus Krishtit që Ai e filloi në këtë tokë.
Ne mund të çlirojmë fuqinë e Perëndisë në jetët e të tjerëve me anë të lutjes për ta.