Rrënjë Të Mira = Fryte Të Mira!

Rrënjë Të Mira = Fryte Të Mira!

Ashtu si e keni marrë Krishtin Jezus, Zotin, ashtu, pra, ecni në të, duke pasur rrënjë dhe duke u ndërtuar në të, dhe duke u forcuar në besim ashtu sikurse u mësuat, duke tepruar në të me falenderim. —Kolosianëve 2:6-7

Është e rëndësishme të kuptojmë se nga rrjedh sjellja jonë. Sjellja e keqe është si fryti i keq i një peme me rrënjë të këqija.

Mund të kaloni gjithë jetën tuaj duke u marrë me simptomat e jashtme, por fryti i keq do të manifestohet diku tjetër nëse rrënja nuk është eleminuar. Parimi mbetet: fryti i keq del nga rrënjët e prishura dhe fryti i mirë del nga rrënjët e shëndetshme.

Për tu marrë me frytin e keq, duhet të ndjekim paralajmërimin e Palit tek Kolosianëve për të qënë “rë rrënjosur thellë” në Perëndinë.

Mund të ekzaminoni me kujdes rrënjët tuaja. Nëse nuk janë të kënaqshme, ose janë të dëmshme dhe abuzive, mos u shkurajoni; rrënjët tuaja mund të zhvendosen në një tokë më të mirë që është në Krishtin Jezus, në mënyrë që të jeni të rrënjosur në Të dhe dashurinë e Tij.

Zhvendosja e rrënjëve mund të jetë e dhimbshme. Rimbjellja dhe rrënjosja janë një proces që kërkojnë kohë dhe përpjekje, por me anë të besimit dhe durimit mund të trashëgojmë premtimet e Perëndisë.

Lutja ime për ju është që të mbilleni dhe rrënjoseni thellë në Krishtin, duke prodhuar fryt të mirë kudo që shkoni!


Lutje

Zot, më ndihmo të zhvendos rrënjët e mia nga toka e keqe dhe të vendosem thellë në Krishtin, që të jem një pemë e mirë me fryte të mira. E di që mund të jetë e dhimbshme, por përmes besimit dhe durimit, e di që Ti mund të më ndihmosh të bëj një ndryshim në jetën time.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon