rrisni vet-pranimin tuaj

rrisni vet-pranimin tuaj

…që bashkësia e besimit tënd të bëhet e veprueshme nëpërmjet njohjes së çdo të mire që është në ju ndaj Jezu Krishtit. – Filemonit 1:6

Ndoshta nuk e shikoni veten shumë lart, por Perëndia do që të dini kush jeni në Krishtin dhe ta pëlqeni veten. Po paraqes pesë këshilla praktike që do t’ju ndihmojnë të rrisni vet-pranimin dhe vet-besimin tuaj duke e ditur kush jeni në Krishtin:

  1. Mos flisni negativisht për veten tuaj. Komunikimi i besimit tuaj bëhet efektiv duke dalluar çdo të mirë në ju përmes Krishtit Jezus, jo duke u përqëndruar në dobësitë dhe të metat tuaja.
  2. Shmangni krahasimin me të tjerët. Pjetri pati këtë pengesë kur ai e krahasoi veten me një dishepull tjetër. Ai tha: “’…Zot, dhe me të çdo të bëhet?’ Jezusi i tha: ‘Nëse dua që të rrijë derisa të vij, ç’të duhet? Ti ndiqmë!’” (Gjoni 21:21-22). Nuk jemi thirrur për t’u krahasuar, por vetëm për bindje.
  3. Lejoni Perëndinë të përcaktojë vlerën tuaj. Mbani mend, për shkak të Jezusit, jeni tashmë të pranuar prej Tij.
  4. I mbani të metat tuaja në perspektivë. Nuk është problem të shikoni ku keni nevojë të përmirësoheni, por sigurohuni që e vlerësoni rritjen tuaj.
  5. Zbuloni burimin e vërtetë të vetë-besimit. Nëse vendosni vetë-besimin tuaj në Perëndinë, nuk mund të shmangni dot qëndrimin e shëndetshëm për veten. Bëni më të mirën dhe lërjani Atij rezultatin.

Lutje

Perëndi, faleminderit që më pranon edhe kur e kam të vështirë të pranoj veten. Më ndihmo të dalloj cilësitë e mira që Ti më ke dhënë për të mbajtur të metat e mia në perspektivë ndërsa gjej vetë-besim në Ty.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon