Kur Faraoni e la popullin të shkojë, Perëndia nuk e çoi nëpër rrugën e vendit të filistenjve, megjithëse kjo ishte më e shkurtra, sepse Perëndia tha: «Që të mos pendohet populli kur të shohë luftën dhe të mos kthehet në Egjipt». Eksodi 13:17
Perëndia i udhëhoqi Bijtë e Izraelit në një rrugë të gjatë e të vështirë në shkretëtirë sepse Ai e dinte që ata nuk ishin gati për betejat me të cilat do të përballeshin për të marrë Tokën e Premtuar. Ai duhet të punonte në jetët e tyre së pari, t’i mësonte ata se Kush Ai ishte që ata të mos vareshin tek vetja e tyre.
Ju mund të jeni të sigurte se kudo që Perëndia ju drejton ju, Ai është në gjendje t’ju mbajë ju. Ai kurrë nuk lejon të vijë kundër nesh më shumë sesa mund të durojmë. Ne nuk do të na duhet të jetojmë në një luftë të vazhdueshme nëse mësojmë të mbështetemi tek Ai vazhdimisht për forcën që na nevojitet.
Nëse ju e dini se Perëndia ju ka kërkuar të bëni diçka, mos u tërhiqni sepse bëhet e vështirë. Kur gjërat vështirësohen, kalo më tepër kohë me Të, mbështetu më shumë tek Ai dhe merr më tepër hir prej Tij ( Hebrenjve 4:16). Hiri është fuqia e Perëndisë që vjen tek ju pa asnjë kosto, për të bërë nëpërmjet jush atë që nuk mund ta bëni vetë.
Perëndia e di që rruga më e lehtë nuk është gjithmonë rruga më e mirë për ne. Kjo është arsyeja pse është kaq e rëndësishme që ne të mos humbasim zemrën, të lodhemi dhe të ligështohemi.
Satani e di që nëse mund të na mposhtë ne në mendjen tonë, ai mund të na mposhtë në përvojën tonë.