Sa Gjatë, Zot?

Sa Gjatë, Zot?

Por ata që shpresojnë te Zoti fitojnë forca të reja, ngrihen me krahë si shqiponja, vrapojnë pa u lodhur dhe ecin pa u lodhur. Isaia 40:31

Të presim Perëndinë nuk do të thotë të bëjmë asgjë, ndërkohë që presim që Perëndia të bëjë gjithçka për ne. Për mua kjo do të thotë që unë pres, me pritshmërinë që Perëndia do të më japë drejtim nëse ka diçka që Ai dëshiron që unë të bëj, ndërsa gjithashtu i besoj Atij për të bërë atë që vetëm Ai mund të bëjë. Shpesh, ndërsa kam pritur Perëndinë dhe kam besuar tek Ai, Ai më ka treguar gjëra që duhen rregulluar në sjelljen ose qëndrimin tim. E shihni, Perëndia nuk dëshiron thjesht të ndryshojë rrethanat tona, por Ai gjithashtu dëshiron të na ndryshojë ne.

Ndërsa kalojmë kohë të qetë me Perëndinë, Ai na zbulon gjera dhe ne rifreskohemi në prezencën e Tij. Afërsia dhe intimiteti me Perëndinë është një nga privilegjet më të mëdha që kemi si fëmijët e Tij. Sa më shumë kohë që kalojmë me Të, aq më shumë ne transformohemi në imazhin e Tij. Studioni Fjalën e Perëndisë dhe pranojeni atë si një letër personale për ju. Kjo do të të ngushëllojë dhe korrigjojë. Prit në Zotin me pritshmëri zemre plot besim, dhe shiko përpara për të gjitha gjërat e mira që Ai ka planifikuar për ty.


Perëndia do t’ju ndryshojë pak nga pak çdo ditë, ndërsa i be- soni Atij.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon