Fryma e Zotit, Zoti, është mbi mua, sepse Zoti më ka vajosur për t’u dhënë një lajm të mirë të përulurve; më ka dërguar të lidh plagën e atyre që e kanë zemrën të thyer, t’u shpall çlirimin atyre në robëri, hapjen e burgut të burgosurve, Isaia 61:1
Shërimi emocional është një temë e rëndësishme, sepse jeta jonë e brendshme është më e rëndësishme sesa ajo e jashtme. Romakëve 14:17 na thotë se mbretëria e Perëndisë nuk është të ngrënët dhe të pirët ( jo gjërat e jashtme), por drejtësi, paqe dhe gëzim në Frymën e Shenjtë ( gjëra të brendshme). Gjithashtu, Luka 17:21 thotë se mbretëria e Perëndisë është brenda jush.
Për shkak të abuzimit që kam vuajtur në fëmijëri, unë kam qenë “e burgosur emocionalisht” për një kohë të gjatë, por Perëndia më ka shëruar dhe transformuar me dashurinë e Tij. Dhe Ai do të bëjë të njëjtën gjë për ju! Tek Isaia 61 Zoti tha se Ai erdhi për të shëruar ata që kanë zemrën e thyer. Unë besoj se kjo do të thotë ata që janë të thyer së brendshmi, ata që janë shtypur dhe plagosur së brendshmi. Jezusi dëshiron të të nxjerrë jashtë shkatërrimit emocional dhe të të sjellë në vendin e shërimit, plotësisë dhe të qenit pranë Perëndisë. Ftoje Atë në çdo fushë të zemrës
dhe shpirtit tënd dhe lejo shërimin të fillojë punën!
Perëndia do të të takojë kudo që je dhe do të të ndihmojë të shkosh aty ku duhet të shkosh.