Shijo Prezencën e Perëndisë

Shijo Prezencën e Perëndisë

Ti do të më tregosh shtegun e jetës; ka plot gëzim në praninë tënde; në të djathtën tënde ka kënaqësi në përjetësi. (PSALMI 16:11)

Më pëlqen të ulem përmbys në dysheme dhe të lutem – të flas me Perëndinë dhe të dëgjoj zërin e Tij. Kjo posturë më ndihmon të fik çdo gjë tjetër dhe të ndihem vetëm me Perëndinë. Jam lutur në këtë mënyrë derisa filloi të më dhëmbë shpina dhe atëherë e ndërpreva. Jam e lumtur që nuk kisha pse të ndihesha jofrymërore sepse më duhet të ndryshoja posturën time në lutje. Gjithçka që mund t’ju tregoj është që nuk ka një posturë apo pozicion të caktuar që duhet të mbash në mënyrë që të lutesh, të përjetosh prezencën e Perëndisë, ose të dëgjojmë zërin e Tij. Nëse gjunjët e tu dhëmbin, shtrihu në dysheme. Nëse të dhëmb shpina ose të zë gjumi në dysheme, ngrihu dhe ec rrotull. Nëse je si Deivi dhe lutesh duke qëndruar ulur duke parë jashtë dritares atëherë merr një karrige. Thjesht gjej një vend dhe një mënyrë për të folur dhe për të dëgjuar Perëndinë, që të bën të jesh rehat dhe të mundëson të fokusohesh tek Ai.

Jini të lirë nga gjithçka që keni dëgjuar për formulat e lutjes dhe pozicionet gjatë lutjes – vetëm lutuni! Unë ju sfidoj ta thjeshtoni komunikimin tuaj me Perëndinë. Bisedoni me Të dhe dëgjojeni Atë në mënyra që janë të rehatshme dhe të lehta për ju – dhe mbi të gjitha shijoni prezencën e Tij!


FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Vetëm lutuni!

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon