Por Marta, që ishte krejt e zënë nga punët e shumta, iu afrua dhe i tha: ‘’Zot, a nuk të intereson që ime motër më la vetëm të shërbej? I thuaj, pra, të më ndihmojë’’. Luka 10:40
Unë besoj se jeta duhet të jetë një festë. Shumë besimtarë as nuk e shijojnë jetën, e lëre më ta festojnë atë. Shumë njerëz e duan vërtet Jezus Krishtin dhe janë në rrugën e tyre për në parajsë, por shumë pak po e shijojnë udhëtimin. Për shumë vite kam qenë një nga ata njerëz … Unë isha si Marta!
Marta ishte e zënë duke bërë atë që bëja unë, duke vrapuar përreth, duke u përpjekur të bënte gjithçka të përsosur në mënyrë që t’i bënte përshtypje Perëndisë dhe gjithë të tjerëve. E ndërlikova marrëdhënien time me Zotin sepse kisha një qasje legaliste ndaj drejtësisë. Ndihesha mirë me veten time vetëm kur po kryeja diçka. Dhe më vinte keq për njerëzit si Maria, që kënaqeshin. Mendoja se ata duhet të punonin siç po punoja unë.
Problemi im ishte që unë isha e gjitha si Marta dhe aspak si Maria. Unë e doja Jezusin por nuk kisha mësuar për jetën e thjeshtë që Ai dëshironte që unë të jetoja. Përgjigja, zbulova, ishte rrënjosur në besim, duke zbuluar se çfarë do të thotë të ulesh te këmbët e Jezusit, të dëgjosh fjalët e Tij dhe t’i besosh Perëndisë me gjithë zemër dhe shpirt.
Nëse dëshiron të shijosh jetën, mëso të jesh në balancë. Puno,adhuro, luaj dhe pusho. Vetëm puna, pa asgjë tjetër, prodhon një person që jeton një jetë të ndërlikuar, komplekse, pa gëzim.