Por kur ju luteni, mos përdorni përsëritje të kota siç bëjnë paganët, sepse ata mendojnë se do t’u plotësohet lutja se kanë përdorur shumë fjalë. Mos u bëni, pra, si ata, sepse Ati juaj i di gjërat për të cilat keni nevojë, para se ju t’i kërkoni. MATEU 6:7-8
Unë besoj që nëse i mbaj kërkesat e mia shumë të thjeshta dhe të mos e komplikoj çështjen duke u përpjekur të përdor shumë fjalë, lutja ime në fakt do të jetë më e qartë dhe e fuqishme.
Ne mund të zgjedhim të kalojmë energjinë tonë duke çliruar besimin tonë, jo duke përsëritur frazat vazhdimisht të cilat shërbejnë vetëm për ta bërë lutjen më të gjatë.
Më kujtohet një kohë kur ishte e vështirë për mua t’i mbaja lutjet e mia të shkurtra dhe të thjeshta. Fillova të kuptoja që problemi im në lutje ishte që unë nuk kisha besim që lutjet e mia do të depërtonin nëse ishin të shkurtra, të thjeshta, drejt e në thelb. Kisha rënë në të njëjtin kurth që shumë njerëz bëjnë, në mentalitetin “sa më gjatë, aq më mirë”. Nuk po mbroj që ne duhet të lutemi vetëm në periudha të shkurtra kohe, por po sugjeroj që secila lutje të jetë e thjeshtë, drejt e në temë dhe e mbushur me besim.
Tani, ndërsa ndjek drejtimin e Perëndisë për ta mbajtur të thjeshtë dhe për të bërë kërkesën time pa përsëritur veten vazhdimisht, përjetoj një çlirim shumë më të madh të besimit tim. Dhe unë e di se Perëndia më ka dëgjuar dhe do të përgjigjet.
Nëse lutjet e tua janë të komplikuara, thjeshtëzoi ato. Mbaj mend, ti po dëgjohesh për shkak të besimit tënd, jo për sasinë e fjalëve që përdor në lutje!