Sepse nuk guxojmë të renditemi ose të krahasohemi me ata që e rekomandojnë veten e vet; por ata, duke matur veten e tyre dhe duke u krahasuar me veten e tyre, nuk kanë mend 2 KORINTASVE 10:12
Nëse je përballur me pasigurinë në jetën tënde, një çelës i rëndësishëm për ta kapërcyer atë pasiguri është: Kurrë mos e krahaso veten me askënd tjetër sepse kjo gjë fton ndjenjat e inferioritetit.
Unë vërtet dëshiroj t’ju inkurajoj të ndaloni së krahasuari veten me njerëzit e tjerë për pamjen e tyre, pozicionin që kanë, ose se sa gjatë luten. Krahasimi vendos fokusin tek vetja dhe pengon planin e Perëndisë për jetën tënde.
Në të njëjtën mënyrë, ne duhet të jemi të zgjuar të shmangim krahasimin me sprovave tona me ato të tjerëve. Ju mund të jeni duke kaluar një vështirësi, por mos shikoni dikë tjetër dhe të thoni: “Pse po më ndodh mua e gjithë kjo kur ju e keni kaq të lehtë?”
Jezusi i zbuloi Pjetrit përpara kohës disa nga vuajtjet që do të kalonte. Pjetri donte menjëherë të krahasonte vuajtjet e tij dhe fatin e tij në jetë me vuajtjet e dikujt tjetër duke thënë: “Po ky njeri?” Jezusi u përgjigj duke thënë: “Nëse dua që ai të mbetet (të mbijetojë, të jetojë) derisa të vij unë, ç’të duhet? [Çfarë shqetësimi ke?] Ti ndiqmë!” (Gjoni 21:22). Kjo është përgjigja e Tij edhe për ne. Ne nuk jemi thirrur për të krahasuar, vetëm për t’iu bindur vullnetit të Tij për ne.
Perëndia dëshiron që ju të dini se jeni unik dhe se Ai ka një plan të individualizuar e të specializuar për jetën tuaj.