Shpalle Fjalën

Shpalle Fjalën

Gjuha ime do të shpallë fjalën tënde, sepse tërë urdhërimet e tua janë të drejta. (PSALMI 119:172)

Fjala e Perëndisë është kaq e çmuar. Është e mbushur me urtësi, udhëzime, të vërtetë dhe me çdo gjë tjetër që na ndihmoë të jetojmë një jetë me qëllim, të fuqishme dhe të suksesshme. Ne duhet ta përfshijmë Fjalën te lutjet tona, ta shpallim në çdo situatë dhe rrethanë. Fjala shpall do të thotë “të thuash të njëjtën gjë,” ndaj kur shpallim Fjalën, themi të njëjtat gjëra që thotë Perëndia, ne duhet të biem dakord me Të dhe asgjë nuk ka për të na ndihmuar të veprojmë kështu veçse shpalljes së Fjalës. Shpallja jonë e shton njohjen e Fjalës dhe e forcon besimin tonë te Perëndia, gjë që rrit përpikërinë dhe efektivitetin e lutjeve tona.

Që ta shpallim Fjalën, duhet ta njohim, sepse ne biem dakord me Perëndinë vetëm kur e dimë se çfarë ka bërë dhe thënë. Shpesh herë ndesh njerëz që i kërkojnë Perëndisë diçka që tashmë e kanë ose i kërkojnë t’i ndryshojë në një formë që Ai tashmë e ka bërë, dhe dua t’u them “Mjaft u lute kështu! Perëndia tashmë e ka përfunduar punën që po i kërkon të bëjë.” Nuk ka nevojë t’i kërkosh Perëndisë të të bekojë sepse Ai tashmë e ka bërë. Do ishte më mirë të thoshe, “Perëndi, faleminderit që sipas Fjalës Tënde jam i bekuar.” Lutjet në të cilat i kërkojmë Perëndisë diçka që tashmë na e ka dhënë janë tërësisht të panevojshme. Kur lutemi sipas Fjalës së Perëndisë ose kur ia kujtojmë, e nderojmë Fjalën e Tij dhe i kujtojmë vetes atë që Fjala thotë. Sa herë që flasim prej Fjalës së Tij, çlirohet nga qielli fuqi që ndryshon tokën!


FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Fjala e Perëndisë që del nga goja jote me besim është një nga forcat më të fuqishme në qiell dhe tokë.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon