
Prej kësaj do t’ju njohin të gjithë që jeni dishepujt e mi, nëse keni dashuri për njëri-tjetrin’’. GJONI 13:35
Një nga mënyrat më të mira për të ndarë Jezusin me botën është thjesht duke u treguar dashuri të tjerëve. Jezusi Vetë mësoi mbi dashurinë dhe eci në dashuri, sepse kjo është çfarë bota ka nevojë. Bota ka nevojë të njohë se Perëndia është dashuri, dhe Ai do çdo person pakushte (1Gjoni 4:8)
Fjala e Perëndisë na mëson që Perëndia dëshiron që ne të jemi të përkushtuar të zhvillojmë karakterin e Jezus Krishtit në jetët tona dhe pastaj të dalim jashtë si ambasadorë të Krishtit në botë (2 Korintasve 5:20).
Për të qenë ambasadorët e Tij, është e rëndësishme të kemi mendje të ripërtërira në dashurinë e vërtetë. Dashuria nuk është thjesht një ndjenjë, është një vendim për t’i trajtuar njerëzit në mënyrën se si Jezusi i trajton ato. Kur ne i përkushtohemi vërtetë ecjes në dashuri, zakonisht kjo sjell një ndryshim të madh në stilin e jetës tonë. Shumë nga mënyrat tona, mendimet tona, bisedat tona, zakonet tona, duhet të ndryshojnë.
Dashuria është e prekshme, është e dukshme për çdo njeri që vjen në kontakt me të.
Të duash të tjerët nuk vjen lehtësisht pa asnjë sakrificë personale. Sa herë që zgjedhim të duam dikë, kjo gjë do të na kushtojë diçka, kohë , para, ose përpjekje. Por shpërblimi i dashurisë për të tjerët është shumë më i madh se sa kosto.
Të duash të tjerët nuk varet nga ndjenjat tona, është një zgjedhje që ne bëjmë.