Në këtë është dashuria: jo se ne e kemi dashur Perëndinë, por që ai na ka dashur ne dhe dërgoi Birin e tij për shlyerjen e mëkateve tona. 1 GJONI 4:10
Shumica prej nesh besojnë që Perëndia e do botën, por ne nuk jemi aq të sigurte për dashurinë e Tij për ne individualisht, ose mund të ndiejmë se Zoti na do ne kur jemi të mirë, por nuk na do kur gabojmë apo mëkatojmë. Dashuria e Perëndisë bazohet tek Kush Ai është, dhe jo tek çfarë bëjmë ne. Ai kurrë nuk ndalon së na dashuri, për asnjë sekondë në jetën tonë!
Perëndia ju do! Ju jeni të veçantë për Të. Ai nuk ju do ju për shkak se jeni një person i mirë ose sepse i bëni gjërat drejt. Ai ju do sepse Ai është dashuri. Dashuria nuk është diçka që Perëndia e bën; është Kush Ai është. Dashuria e Perëndisë nuk mund të fitohet ose të meritohet. Ajo duhet të pranohet me besim. Ai është Perëndia i përjetshëm dhe Ai nuk lodhet. Shumë prej nesh mendojnë se e kemi lodhur Zotin me dështimet dhe gabimet tona, pro ju nuk mund ta bëni këtë. Ai mund të mos dojë gjithçka që ju bëni, por Ai ju do. Dashuria është natyra e
Tij e padështueshme.
Pavarësisht se sa fort i kërkoni gjërat e Perëndisë, nëse nuk keni pranuar faktin se Perëndia ju do, ju nuk do mund të shkoni shumë larg. Lejojeni Perëndinë t’ju dojë. Pranojeni dashurinë që Ai ka për ju.
Meditoni mbi të. Lejojeni t’ju forcojë dhe t’ju afrojë në një marrëdhënie të ngushtë me Të. Më pas shihni për mundësinë për ta ndarë atë dashuri me të tjerët.
Nëse do të ishit i vetmi person në tokë, Jezusi do të kalonte të gjitha vuajtjet e tij vetëm për ju.