Si Mund Të Ndryshoj?

Si Mund të Ndryshoj?

Dhe mos u konformoni me këtë botë, por transformohuni me anë të ripërtëritjes së mendjes suaj, që të provoni cili është i miri, i pëlqyeri dhe i përsosuri vullnet i Perëndisë. Romakëve 12:2

Ndryshimi nuk vjen përmes luftës, përpjekjeve njerëzore pa Zotin, stërmundimit, urrejtjes për veten, refuzimit të vetes, fajit, shqetësimit, ose veprave në mish. Ne jemi krijesa të reja në Krishtin ( 2 Korintasve 5:17), dhe si të tillë ne dëshirojmë të kënaqim Perëndinë. Ne duam të jemi ato që Ai dëshiron të jemi, dhe të sillemi në mënyrën që Ai dëshiron të sillemi, por në mënyrë që kjo të ndodhë, ne duhet të mësojmë se si të mendojmë siç Ai mendon.

Ndryshimi në jetën tuaj vjen si rezultat i të paturit të një mendje të ripërtërirë nga Fjala e Perëndisë. Ndërsa ju jeni në dakordësi me Perëndinë dhe vërtetë besoni se çfarë Ai thotë është e vërtetë, gradualisht kjo fillon të manifestohet tek ju. Ju filloni të mendoni ndryshe, më pas filloni të flisni ndryshe, dhe përfundimisht ju filloni të veproni ndryshe. Ky është një proces që zhvillohet në faza, por ndërsa kjo nis të zërë vend ju ende keni qëndrimin “ Jam në rregull dhe jam në rrugën time”.

Jini të kënaqur me veten tuaj ndërsa po ndryshoni. Kënaquni aty ku jeni në rrugën drejt vendit ku po shkoni. Shijoni udhëtimin! Mos e humbisni të gjithë kohën tuaj “tani” duke u përpjekur të nxitoni në të ardhmen. Relaksohuni. Le të jetë Zoti Zot. Ndaloni së qënuri kaq të ashpër me veten tuaj. Ndryshimi vjen pak nga pak, por në atë proces ju po afroheni me Të çdo ditë.


Ne mund të vijmë tek Jezusi ashtu siç jemi. Ai na merr “siç jemi” dhe na bën ashtu siç duhet të jemi.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon