Si Të Kultivojmë Frytin e Frymës

Në qoftë se rrojmë në Frymë, në Frymë edhe duhet të ecim. GALATASVE 5:25

Kur Fryma e Shenjtë banon brenda nesh, ne kemi gjithçka që Ai ka. Fryti i Tij është në frymën tonë. Fara është mbjellë. Sa më pranë Perëndisë të qëndrojmë, aq më shumë e lejojmë farën e frytit të rritet dhe të piqet në ne duke e kultivuar atë.

Ne mund të kultivojmë të gjithë frytin e Frymës në një mënyrë shumë praktike – duke u fokusuar mbi dashurinë dhe vetëkontrollin, e para dhe e fundit në listë. I gjithë fryti bazohet tek dashuria dhe formohet prej dashurisë, por ruhen nga vetëkontrolli.

Nëse ju përqendroheni tek zhvillimi i frytit të dashurisë, nuk do të bëheni të paduruar ose të pasjellshëm me njerëzit. Ju do të jeni të mirë me ta, mbështetës dhe besnikë. Ju do ta përcaktoni të jetoni jetën tuaj në një mënyrë të tillë që bekon të tjerët, në vend që të kërkoni për nevojat tuaja së pari. Kjo vjen si rezultat i dashurisë.

Vetë-kontrolli na ndihmon të bëjmë ato zgjedhje të vogla përgjatë ditës për të reaguar me frytin e Frymës. Ndërsa reagojmë kështu me zgjedhjet e vogla, ne fillojmë të formojmë zakone të mira, të shëndetshme që kënaqin Perëndinë. Nëse ju vazhdoni t’i kultivoni këto zakone, ju do të rrisni frytin në një jetë të jashtëzakonshme në Frymë.


Kur fryti ynë “shtrydhet” dhe ne na zënë befas, zbulojmë se sa i zhvilluar ose i pazhvilluar është fryti ynë.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon