Disa kanë besim te qerret dhe të tjerë te kuajt, por ne do të kujtojmë emrin e Zotit, Perëndisë tonë PSALMI 20:7
Në mënyrë që të kemi sukses në çdo gjë, është thelbësore të kemi siguri por së pari dhe mbi gjithçka duhet siguria tek Perëndia dhe tek premtimet e Tij, dhe jo siguri në gjëra të tjera. Si besimtarë, ne mund të jemi të sigurt në dashurinë e Perëndisë, në mirësinë dhe mëshirën e Tij. Kjo siguri na siguron që Ati ynë qiellor dëshiron që të kemi sukses.
Perëndia nuk na krijoi neve për të dështuar. Ne mund të dështojmë në disa gjëra në rrugën tonë drejt suksesit, por nëse i besojmë Atij, Ai do të marrë edhe gabimet tona dhe do t’i kthejë ato për të mirën tonë. ( Romakëve 8:28)
Hebrenjve 3:6 na thotë të “ mbajmë deri në fund guximin dhe mburrjen e shpresës.” Është e rëndësishme të kuptojmë që një gabim nuk është fundi i gjërave nëse ne mbahemi tek siguria jonë.
Ne të gjithë kemi një destinacion, por vetëm për shkak se jemi destinuar të bëjmë diçka nuk do të thotë që do të ndodhë automatikisht. Unë kam kaluar përmes shumë gjërave ndërsa Perëndia po më zhvillonte mua dhe shërbesën time. Kishte kohë kur unë pothuajse humba sigurinë time lidhur me thirrjen e jetës time. Çdo herë duhet të mbështetesha tek Zoti dhe të vendosja sigurinë time tek Ai përpara se të ecja përpara. E njëjta gjë është e vërtetë për ty. Kur ti tundohesh të humbasësh sigurinë, afrohu më pranë Perëndisë dhe vendose besimin tënd tek Ai.
Vendose sigurinë tënde vetëm tek Perëndia, dhe Ai do të të bëjë që të kesh sukses.