Mos Ki një Imazh të Dobët për Veten

Mos Ki një Imazh të Dobët për Veten

Pastaj Perëndia tha: «Ta bëjmë njeriun sipas shëmbëlltyrës sonë dhe në ngjasim me ne …». Zanafilla 1:26

Libri i Dytë i Samuelit, kapitulli 9, tregon historinë e Mefiboshethit, nipi i mbretit Saul, dhe djali i Jonathanit. Duke qënë një i ri i çalë, Mefiboshethi kishte një imazh të dobët për veten. Në vend që ta shihte veten si trashëgimtar të ligjshëm të trashëgimisë së babait dhe gjyshit të tij, ai e pa veten si dikush që do të refuzohej.

Kur Davidi dërgoi njerëz që ta marrin Mefiboshethin, ai ra në gjunjë para mbretit i frikësuar. Davidi i tha atij të mos kishte frikë, se ai synonte të tregonte mirësi ndaj Mefiboshethit për shkak të besëlidhjes se Davidit me Jonathanin. Përgjigja fillestare e Mefibohethit është një shembull i rëndësishëm i llojit të imazhit të dobët që kemi për veten, të cilin ne të gjithë duhet ta mposhtim.

Një imazh i dobët për veten bën që ne të operojmë në frikë dhe jo në besim. Ne shohim çfarë kemi gabim në vend që të shohim çfarë është e drejtë me Jezusin. Ai i ka marrë gabime tona dhe na ka dhënë drejtësinë e tij ( 2 Korintasve 5:21). Ne mund të ecim plot gëzim në realitetin e kësaj të vërtete.

Më pëlqen shumë fundi i historisë. Davidi e bekoi Mefiboshethin për hir të Jonathanit. Ai i dha atij shërbëtorë dhe tokë dhe siguroi gjithçka për nevojat e tij. Perëndia do të na bekojë ne për hir të Jezusit! Të gjithë ne mund ta lidhim çalimin e Mefiboshethit me dobësitë tona. Ne gjithashtu mund të miqësohemi dhe të hamë me Mbretin tonë
Jezus, pavarësisht nga gabimet dhe dobësitë tona.


Ne kemi një besëlidhje me Perëndinë, të vulosur dhe ratifikuar në gjakun e Jezus Krishtit.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon