Dhe unë them: Ecni sipas Frymës dhe nuk do ta përmbushni dëshirat e mishit, GALATASVE 5:16
Është interesante që tek Galatasve 5:16n Pali nuk thotë se dëshirat e mishit nuk do të ekzistojnë më për bijtë e Perëndisë. Ai thotë që ne mund të zgjedhim të drejtohemi nga Fryma e Shenjtë, dhe duke bërë këtë zgjedhje, ne nuk do të jepemi në tundimet që përpiqen të na ndajnë nga Perëndia.
Ka shumë gjëra që përpiqen të na drejtojnë ne – njerëz të tjerë, djalli, mishi ynë ( trupi ynë, mendja, vullneti, ose emocionet). Ka shumë zëra në botë që na flasin dhe shpesh ndodh në të njëjtën kohë.
Në mënyrë që të jetojmë në marrëdhënie të ngushtë me Perëndinë, është thelbësore që të zgjedhim të drejtohemi nga Fryma e Shenjtë në vend të zërave të tjerë. Ai e njeh vullnetin e Perëndisë dhe është dërguar të banojë në secilin prej nesh, për të na ndihmuar të jemi gjithçka që Perëndia ka synuar të jemi, dhe të kemi gjithçka që Perëndia dëshiron të kemi.
Të jemi të drejtuar nga Fryma do të thotë se Ai na drejton me anë të paqes dhe me anë të urtësisë, gjithashtu edhe me anë të Fjalës së Perëndisë. Ai flet në një zë të vogël, të butë në zemrat tona ndërsa ne kërkojmë të jetojmë jetën tonë për Perëndinë. Sa më shumë që ndjekim udhëheqjen e Tij, aq më shumë do të jemi fitimtarë në jetë.
Unë ju inkurajoj të filloni çdo ditë duke thënë: “ Frymë e Shenjtë, unë do të dëgjoj udhëheqjen Tënde sot. Më jep urtësi dhe paqe që unë të lëviz sipas drejtimit tënd.”